Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në Itali, ka publikuar fotot nga përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihesh krenar kur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.

“Përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Rama me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë! Mbushesh me një krenari të jashtëzakonshme teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm që filluan nga zero e kanë kapur majat”, thekson Veliaj.