Nëse Kroacia kualifikohet mungon edhe në çerekfinale

Ivan Perisiç ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të mungojë në takimin e 1/8-ve Kroaci-Spanjë. Mesfushori kroat është një ndër futbollistët më Të rëndësishëm të ekipit, por për shkak të infektimit është futur në karantinë.

Nëse Kroacia fiton duelin me Spanjën, futbollisti i Interit do të mungojë edhe në sfidën çerekfinale.

Në bazë të rregullores, Perisiç do të kalojë 10 ditë në izolim. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të përfaqësueses, anëtarë të stafit dhe delegacionit, kanë rezultuar negativ njoftoi Federata Kroate e Futbollit.

Perisiç ka shënuar dy gola gjatë fazës së grupeve, duke ndihmuar Kroacinë në kalimin në fazën pasardhëse.  Ai realizoi golin e barazimit kundër Republikës Çeke dhe të tretin në fitoren ndaj Skocisë.

Klan News