EUROSTAT: Kosova e Greqia më pak gra në tregun e punës

Hendeku i barazisë gjinore duket se po njeh përmirësime për vendin tonë. Sipas të dhënave nga tregu i punës pavarësisht rritjes së punësimeve gratë dhe vajzat, sërish tregu dominohet nga burrat. Të dhënat e EUROSTAT flasin për një diferencë 10.7 pikë përqindje mes burrave dhe grave të punësuara, e cila është ulur me 0.2 pikë përqindje, krahasuar me një vit më parë.

Për vendin tone, Instituti i Statistikave, raporton se në gjysmën e parë të vitit pjesëmarrja e grave në tregun e punës ishte 70.2 % nga 66.1% në tremujorin e parë, me rritje 4.1%. Ndërkohë që pjesëmarrja e burra vlerësohet në këtë tremujori me 81.7% nga 79.8% që ishte në tremujorin e kaluar, duke shënuar një rritje me vetëm 1.9%.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të EUROSTAT, rezulton se hendeku gjinor i punësimit ishte të paktën 20.0 pikë përqindje në Greqi, ndërsa pjesa tjetër ishte e përqendruar në Itali dhe Rumani. Nëse do të krahasojmë vendin tonë me rajonin, diferencën më të lartë në pabarazinë gjinore të të punësuarve e ka Kosova, ndjekur nga Maqedonia e Veriut.

Sa i takon vendeve që regjistruan një shkallë më të lartë punësimi midis grave, kryeson Lituania Finlanda e Jugut, Suedia dhe Portugalia. Sipas raportit, një sërë arsyesh shkaktojnë pabarazi gjinore në punësim janë përgjegjësitë e papaguara të kujdesit për gratë, diskriminimi në punësim dhe mungesa e grave në udhëheqje. Për më tepër, faktorë të tillë si kujdesi për fëmijët, pengesat tatimore dhe zhvillimi profesionale kontribuojnë në boshllëqet e qëndrueshme të punësimit gjinor.

Tv Klan