Sipërmarrjet vendase e të huaja që operojnë në Shqipëri kanë përmirësuar perceptimin për klimën e të bërit biznes në vendin tonë. Ky është përfundimi në të cilin arrin sondazhi i realizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku gjithsesi evidentohen edhe disa problematika.

Më kryesoret janë ato që kanë të bëjnë me gjetjen e fuqisë punëtore të kualifikuar, ndjekur nga monopolet e informalitetit.

Për drejtuesen e BERZH në Shqipëri, Ekaterina Solovova, vendi ka potenciale të mëdha zhvillimi për të qenë tërheqës për investimet e huaja. Sipas saj fokusi duhet të jetë energjia e rinovueshme.

Për vitin 2024, anëtarët e Dhomës Amerikane parashikojnë një tendencë pozitive për ecurinë e ekonomisë shqiptare, investimet dhe klimën e biznesit. Në sondazh u përfshinë 161 të anketuar dhe përfshiu bizneset që janë pjesë e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Tv Klan