Një aksident ka ndodhur në Balldren të Lezhës, ku dy automjete tip Benz janë përplasur. Njëra nga automjetet ka përfunduar jashtë rruge.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën. /tvklan.al