Një 65-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e Policisë pasi ditën e djeshme ka përplasur për vdekje një person i cili ndodhej me motomjet.

Sipas asaj që njofton Policia i arrestuari është 65-vjeçari me inicialet A. M. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Topojë të Fierit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident në fshatin Topojë, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin A. M., 65 vjeç, sepse me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi V. S., 65 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al