Frakturat nga aksidentet automobilistike apo hedhjet nga lartësitë janë urgjncat më të shumta që paraqiten pranë spitalit të traumës. Shefi i Kirurgjisë, Dritan Çela thotë se gjatë 24 orëve paraqiten deri në 250 urgjenca të tilla.

Dritan Çela, shefi i shërbimit të Kirurgjisë, spitali i Traumës: Aksidente të cilat ndodhin për shkak të shpejtrësisë, të përdorimit të alkoolit, hedhjeve nga lartësitë. Kemi trauma kryesisht të sistemit lokomotor, pra frakturat në kokë, në kolonën vertebrale të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje të specializuara. Mesatarisht në urgjencë mund të vijnë 200-250 raste. Në rastin e urgjencave kirurgjikale që janë ditën e martë bëhen edhe 300-350.

Afro 10 % e  rasteve kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Dritan Çela, shefi i shërbimit të Kirurgjisë, spitali i Traumës: Ndërhyrjet kirurgjikale mesatarisht janë diku te 15-20 raste në ditë, por duke përfshirë edhe ato të Ortopedisë që planifikohen mund të jenë edhe më shumë.

Sipas mjekëve edhe pse krahasur me vite më parë ka një ndërgjegjesim të qytetarëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor si dhe të sigurisë në plazhe, sërish ka abuzime me to dhe kryesisht nga të rinjtë.

Tv Klan