Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Topojë të Fierit mëngjesin e kësaj të diele. Një drejtues motori ka humbur jetën pasi u përplas me një makinë.

Sipas asaj që njofton policia, shoferi i mjetit ka humbur fillimisht kontrollin e makinës dhe më pas u përplas me motorin.

Përplasja ka qenë e fortë dhe i ka marrë jetën drejtuesit të motorit. Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia./tvklan.al