Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm ka lënë në qeli 20-vjeçarin Ermes Hoxhallin, i dyshuar për veprën penale të mashtrimit kompjuterik.  Ai do vazhdojë të qëndrojë nën masën e sigurimit “arrest në burg”.

Në bazë të hetimeve të deritanishme rezulton se i riu mashtronte duke u premtuar bursa studimi nxënësve të gjimnazeve të ndryshme me bursa në SHBA, përmes projekteve “lets talk together about Us 23” . Burime bëjnë me dije se në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Hoxhalli kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurimti duke argumentaur se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për tu hetuar nën masë e sigurimti arrest në brug. Po ashtu ai nuk ka qenë i dënuar më parë, por argumentat e tij nuk janë marrë parasysh nga trupa gjykuese.

20-vjeçari u arresua në korrik të këtij vitit pasi u zbulua se kishte krijuar një skemë fiktive, për dhënin e bursave të studimit. Ai kishte arritur të bënte pjesë të supermashtrimit edhe zyrtarë të arsimit. Për të njëjtën çështje janë duke u hetuar edhe zyrtarë të tjerë të sistemit arsimor. 

Sipas grupit hetimor programet u premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara dhe prodhonte dokumente që mbanin vulat dhe emrat e zyrtarëve të ambasadës. Ermes Hoxhalli kishte arritur të krijonte një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe shkollave në mbarë vendin.

Viktima të mashtrimit, u bënë qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë. Në këtë hetim kompleks që zgjati 6 muaj, pjesë ishte edhe njësia e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë.

Klan News