Dhjetë persona janë arrestuar gjatë njëzet e katër orve të fundit, gjatë një operacioni të planifikuar nga Drejtoria e Policisë së Durrsit. Sipas kreut të ksaj drejtorie, Tonin Vocaj, pesë prej të arrestuarve janë antarë të një bande që grabiste lokalet dhe, vetëm gjatë fundit të vitit të shkuar dhe fillimit të ktij viti, kjo bandë ka grabitur dymbëdhjetë lokale, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar për akuzën e vjedhjes me dhunë, por njëri prej tyre akuzohet dhe për përfshirje në trafik prostitucioni.
Tonin Vocaj: “Të gjitha vjedhjet e mëposhtme janë me çeshtje penale, me veprime të kryera më përpara na Policia Gjyqsore, pra na shërbimet e Policisë Gjyqsore.”
Të akuzuarti janë, P. D, R. K, E. M, S. B, H. U, A. D, A.S, A. K, G.P dhe S. M. /tvklan.al