Vendi ynë do të organizojë kampionatin e vitit 2027

Shqipëria do të presë Botërorin e të rinjve në peshëngritje për 2027.

Këtë e konfirmoi vetë federata që sqaroi se vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur në Tajlandë ku po mbahet Kupa e Botës, një aktivitet kualifikues për Lojërat Olimpike ku vendi ynë përfaqësohet me Briken Çaljen.

Vitin e kaluar në Durrës u zhvillua Kampionati Botëror për para të rinjtë. Shqipëria në të kaluarën ka qenë organizatore edhe e Europianit për moshat dhe për të rriturit.

Tv Klan