Bukuroshja i ka dhënë fund Romancës me aktorin për shkak të papjekurisë dhe moshës së re të Pete

Pete Davidson dukej i dëshpëruar teksa u pa duke bërë disa  blerje, pas ndarjes së tij me Kim Kardashian. 28-vjeçari  u fotografua duke vizituar një dyqan  në Australi, pasi doli nga hoteli i tij.

Aktori i cili aktualisht ndodhet në këtë shtet për të filmuar filmin Ëizards, kishte veshur një palë  tuta të zezë dhe një bluzë të gjerë për të qëndruar rehat gjatë daljes së tij të shkurtër. 

Kjo  dalje publike vjen pas ndarjes nga Kim Kardashian me të cilën ai qëndroi i lidhur për nëntë muaj. Sipas asaj që raporton britanikja Daily Mail shkak i ndarjes është bërë papjekuria dhe moshës e tij e re.

Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në Nju Jork, ose kudo që të jetë në një moment. Por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të fokusohet te fëmijët”, shkruan kjo media.

Ndërsa media Page Six shpjegon se 41-vjecarja  ishte e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj. Megjithatë thuhet  se ndarja ka ndodhur pa tensione .

Ndarja e tyre ishte plotësisht miqësore. Ata kaluan një kohë të mirë gjatë kohës që zgjati, por distanca dhe prioritetet e ndryshme bënë që marrëdhënia të marrë fund”, shpjegojnë mediat e huaja.

Kujtojmë se dyshja u lidhën për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, javë pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese në Saturday Night Live, ku ish-çifti ndanë një puthje në ekran.

Klan News