Lulzim Rakaj ka dëshmuar para grupi hetimor se me dy personat që plagosi në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, kishte pasur një sherr disa ditë më parë. Sipas tij, Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj i kishin rrahur nipin 13-vjeçar.

DItën e dielë ata kishin lënë për tu sqaruar. Në sherr e sipër, Rakaj ka nxjerrë pistoletën dhe i ka qëlluar duke i lënë të plagosur. Para grupit hetimor theksoi se qëlloi për shkak se kishte menduar se njëri prej tyre ishte i armatosur.

Lulzim Rakaj: Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur, por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin, qëllova ndaj tyre.

Pas plagosjes së dyfishtë, autori u largua bashkë me armën e krimit. Por u arrestua rreth 4 orë më vonë nga forcat RENEA. Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Shkodrës dhe sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetën.

Klan News