Gjykata lë në qeli Qani Muçën, i cili qëlloi Ilirian Gavellin pas shembjes së banesës tre katëshe

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest me burg për Qani Muçën, autorin e plagosjes së inspektorit të IMT-së Ilirjan Gavelli. Kjo masë u dha nga togat e zeza pas akuzave të ngritura ndaj tij të vrasjes së funksionarëve publik e mbetur në tentative dhe armëmbajtjes pa leje.

Ngjarja ndodhi të premten pasdite pas shembjes së banesës së Qani Muçës nga IMT. Këta të fundit kishin shkuar të ekzekutonin vendimin e gjykatës për prishjen e objektit.

Pas përfundimit të procesit Muça u shpreh që këta të IMT-së duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë, dhe më pas qëlloi në bark Gavellin. 52-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Klan News