Policia e Himarës ka nisur punën për kapjen e një 27-vjeçari i cili për motive të dobëta ka plagosur me thikë kolegun e tij të punës.

Sipas asaj që njofton policia ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e punës. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën

“Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë,  për veprime të mëtejshme./tvklan.al