Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë konfliktuar me sende të forta, për mtove të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit L. A., 31 vjeç, Xh. A., 60 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89/25 i Kodit Penal, dhe shtetasit J. D., 28 vjeç, dhe G. D., 33 vjeç,” njoftojnë blutë e Tiranës.

Sipas informacioneve të policisë këta persona akuzohen për “plagosje e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërkaq materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al