Një 63-vjeçarit është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, drejt banesës së vjehrrit të djalit të tij.

“Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë,” njofton Policia e Fierit.

Sipas asaj që njofton policia 63-vjeçari banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen e nuses së djalit.

“Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët,” njoftojnë më tej unifomrat blu të policisë.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarri dhe municione luftarake. Ndërkaq materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore./tvklan.al