Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një histori suksesi Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, duke u shprehur se më parë, administrata ishte nën presionin e politikës.

Edi Rama: Ka qenë një administratë e dhunuar nga presioni politik. Ligji për administraën publike që ka konsoliduar pozicionet e nënpunësve civilë si pozicione të palëvizshme, ka hyrë në fuqi pikërisht me fillimin e mandatit tonë.

Rama hodhi poshtë se me këto praktika që synojnë reformimin e administratës të nisur prej 11 vitesh, janë kryer mbi bazën e ndikimit politik.

Edi Rama: Ka shumë të pavërteta në një fakt që konsiderohet i mirëqenë, që të hysh në administratë duhet të jesh patjetër nga Dibra si Ulsiu, ose duhet të jesh patjetër me PS-së, ose duhet të jesh patjetër kushëri.

Kreu i qeverisë vlerësoi administratën përsa i përket procesit “Screening”, të cilin e konsideron si më të vështirin për procesin e anëtarësimit.

Edi Rama: Ajo që po ndodh sot është komplet e pabesueshme që Shqipëria është në hapin e fundit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

Programi i Praktikave të Punës prej 9 vitesh shihet si urë lidhëse dhe mundëson integrimin e të rinjve në eksperienca pune, në ndërveprim me profesionistë karriere pranë administratës publike.

Tv Klan