E diela në Tiranë është një ditë qetësie gati për të gjithë, por jo për Repartin e Shqiponjave. Patrullimet dhe kontrollet vijojnë si në çdo ditë të javës. Policia e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Shqiponjat kanë ndërmarrë një aksion për skedimin e të gjithë makinave me targa që huaja që qarkullojnë në Tiranë.

Kjo synon nxitjen e zbulueshmërisë së krimit nga ana e policisë si dhe i paraprin marrëveshjeve të ardhshme me Interpolin kryesisht në vendet e Europës Perëndimore. Ky është një postobllok policie tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë. Pas ndalimit të automjetit me targa të huaja, forcat e Shqiponjës kryejnë kontrollin fizik të personit dhe të mjetit si dhe dokumentacionin.

Pas verifikimeve të rastit, dokumentacioni skanohet në këtë formular. Sipas statistikave më të vona të Ministrisë së Rendit Publik, treguesit e krimit shënojnë këtë fundviti një ulje të lehtë./tvklan.al