Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Policia e Shkodrës ka arrestuar Florian Bushatin dhe të fejuarën e tij Liza Ndoi, pasi këta dy persona janë gjetur me dy kilogramë kokainë. Sasia e drogës së shtrenjtë kishte ardhur në qytetin verior të Shqipërisë nga SHBA.

Disa ditë më parë, një pako postare ishte nisur nga Amerika në adresë të Florian Bushatit në Shkodër. Megjithëse e mbështjell mirë, 1 kg drogë ishte diktuar si e tillë nga shërbimi amerikan i kontrollit që në nisje, por droga është lënë të udhëtojë drejt destinacionit të saj në Shkodër, me qëllim arrestimin e marrësit të lëndës.

Kështu, pasi ka mbërritur në Shqipëri pakoja me drogë, vetë Florian Bushati e ka tërhequr atë pranë shërbimit të dërgesave Ekspres. Ndërsa autoritetet shqiptare, të njoftuara për transfertën në fjalë, kanë kapur menjëherë pas tërheqjes së pakos 32 vjeçarin Bushati, duke i gjetur dhe sasinë e mallit me vete.

Më pas policia e Shkodrës ka ushtruar kontroll në banesën ku e fejuara e tij është kapur në flagrancë, duke hedhur një sasi prej 1 kg kokainë nga dritarja e banesës. Të dy personat janë arrestuar si trafikant kokaine./tvklan.al