Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sllovene Marko Pogorec, premton bashkëpunim më të gjërë me policinë shqiptare. Në takim zyrtar që polici slloven pati me homologun e tij shqiptar Myftari, sot në Ministrinë e Rendit u propozua nënshkrimi i marrëveshjes 1- vjeçare ku vend të veçantë i lihet luftës së përbashkët kundër luftës së trafiqeve dhe drogës.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë sllovene është takuar me zëvendësministrin e Rendit Publik Shqiptar Bujar Nimçiku dhe ranë dakort për të bashkëpunuar në rang ekspertësh me policinë kriminale. Pas takimeve zyrtare, delegacioni i policisë sllovene u dorëzoi kolegëve shqiptarë një sasi ndihmash kryesisht në mjetet e komunikimit, ndihmë që kap vlerën prej 3700 euro.

Po sot ministri i Rendit Publik Spartak Poçi është takuar në Athinë me homologun e tij grek dhe atë italian Bianko ku ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj