Politika nuk bie dakord për datën e zgjedhjeve në RMV

Politika nuk bie dakord për datën e zgjedhjeve në RMV

20:20 18/05/2020

LSDM propozon 21 Qershorin, kundërshton VMRO-DPMNE

LSDM-ja insiston që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, respektivisht më 21 Qershor, VMRO-DPMNE-ja thotë zgjedhjet se mund të mbahen në fund të verës.

Zoran Zaev:Për fat të keq, nuk u arrit marrëveshje që të organizohen zgjedhje në terminin e parë të përshtatshëm, edhe pse të gjitha të dhënat dhe argumentet tregojnë se janë krijuar kushtet dhe tani është momenti i vërtetë që të dilet në zgjedhje”.

Hristijan Mickoski: “Para nesh i kishim raportet që e kam patjetër ta pranoj se na zhgënjyen. Ai është raporti i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, i cili në katër pika e përcjellë atë që tanimë e kemi dëgjuar, për larjen e duarve, distancë prej 2 metrave, të mbajmë maska dhe doreza”.

BESA dhe PDSH-ja janë në një linjë me LSDM-në, ndërsa ASH-ja thotë se zgjedhjet në Qershor nuk janë të mundshme. BDI-ja kërkon konsensus politik për datën e zgjedhjeve.

Zijadin Sela:Qëndrimet e dy subjekteve maqedonase janë të barikaduara në ekstrem. Njëra në fund të Qershorit, tjetra në fillim të Gushtit”.

Ali Ahmeti: “Të arrihet konsensus i plotë për një datë të mundshme”.

Derisa vazhdojnë debatet politike rreth datës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i lartë numri i të prekurve me COVID-19. Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 25 raste të reja por edhe 3 viktima. 

Klan Macedonia

Të ngjashme

Grupi

Kallezo