Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Politikanët japin opinione rreth ndalimit nga policia të kryetarit të PD Sali Berisha.

Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit:- “Është më se e motivuar sepse zoti Berisha është organizatori dhe nxitësi i gjithë këtyre ngjarjeve të rënda. Ai kërkon të ripërsërisë ’98 dhe mbi të gjitha në makinat e tij lëvizin njerëz të dyshimtë dhe njerëz të armatosur, që s’janë të legalizuar nga shteti”.

Avokati Spartak Ngjela:- “Që njerëzit nuk goditen me armë, në qoftë se një komisariat ose nga këta që i thonë institucion u dashka të mbrohen, duke u vrarë njerëz është më mirë të shkatërrohet kjo godinë, por nuk ka pasur rast fare të tillë, për këtë radhë në Tropojë. Keni shembuj të perëndimit për këtë çështje. Përsa i përket kësaj që ndodhi me zotin Berisha, kjo ishte raport direkt i qëndrimit që ka mbajt ndaj masakrës. Shteti ka humbur pak ekuilibrin dhe çështja qëndron këtu, Tirana është në shtetrrethim, në çdo moment gjen postblloqe, ç’janë këta, pse? Me çfarë tagri ligjor kanë rrethuar qytetin? Me çfarë tagri ligjor është arrestuar dje Sali Berisha? Në qoftë se ti me paratë e shtetit merr dhe krijon nga polici në hordhi, atëherë gjithsecilit i lind e drejta, çdo forcë politike të marri njerëzit e vetë të armatosur, për t’u mbrojtur”.

Makbule Çeço:- “Ndalimi i Berishës është i motivuar, sepse ka shkelur ligjet dhe do veprohet sa herë, që ai të shkeli ligjet”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame