18 fëmijë të moshës 3 deri në 7 vjeç janë shtruar në spitalin e Elbasanit me shenja të një epidemie të verdhëzës. Mjekët thonë se fëmijët janë diagnostikuar me hepatit A  dhe simptomat e tyre kanë qenë këputje trupore, skuqje e syve dhe mungesë oreksi.

“Kemi konstatuar që në kopsht ka patur një rast verdhëze dhe i kemi thënë edukatores që mos ta sjellin vajzën sa të merren masat, tha kur të më kapi mua verdhëza, do ta kapi edhe fëmijën tënd.”

“Unë dyshoj më tepër për kanalizime që s’janë bërë fare edhe tek shkolla nuk ka ndokund rregull apo pastërti”.

“Ne kemi frikë nga fëmijët e tjerë se mos na i kap të tjerë, pa këta që janë në spital janë”.

Edmond Laho: “…trajtohen aktualisht 17 fëmijë me hepatit viral. Janë të formës epidemike. Fëmijët aktualisht janë në gjendje të mesme, marrin mjekimin e duhur”.

Pas verifikimeve te kryera specialistë të Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë identifikuar dy vatra infeksioni në dy kopshte në Elbasan dhe Cërrik. Ata kanë dalë në përfundimin se shkak i sëmundjes ka qenë kontakti mes personave të prekur.

Pranvera Shuti: “Duke qenë në ambient familjar të ngushtë, kushërinj, shokë ato, dmth, u infektuan me njëri-tjetrin. Këtu nuk ka banjo, dmth, flas për në lagje. Banjot i kanë me gropa septike. Kjo ndoshta do jetë shkaku kryesor që plasi kjo verdhëz.”

Fadil Brazhda: “Kemi nxjerrë konkluzionin që këto raste kanë kontakte epidemiologjike me njëri-tjetrin. Është higjiena që vlen për të dëshiruar.”

Në dy kopshtet njeri në Cërrik dhe tjetri në lagjen “5 Maji” në Elbasan janë kryer dezinfektimet e nevojshme për parandalimin e sëmundjes dhe mospërhapjen e mëtejshme të epidemisë./tvklan.al