I gjithë sezoni veror është shoqëruar me një mbipopullim të urgjencës pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Mbi 300 vogëlushë në ditë kanë patur nevojë për asistencë mjekësore. Fluksi i pacientëve është përballur me mjaft vështirësi nga ana e mjekëve, kjo për shkak të mungesës së shtretërve, ilaçeve dhe stafit mjekësor.

Ilirjana Agolli: “Kemi pasur një mbingarkesë të punës në pediatri dhe nëpër pavijone janë, është rritur numri i shtretërve nga dy që i lejon norma, mund të kenë arritur në 3-4. Edhe në urgjenca ka një mbivendosje, dmth, një shtim të numrit të krevateve nëpër dhoma. Është ndjerë ndopak, them unë, mungesa e personelit sikur të ishin më shumë, qoftë infermierët, qoftë mjekë. Do ishte, puna do shkonte shumë shumë e mirë”.

Por kjo situatë pritet të zgjidhet në fillim të muajit Shtator, pasi i gjithë shërbimi pediatrik do të kalojë në godinën e re dhe godina aktuale do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami