30 pikë do të ketë mesatarja e shkollës së mesme dhe 70 pikë do të jepen në testin special. Ky është propozimi që koferenca e rektorëve zhvilluar dy ditë më parë i ka bërë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës lidhur me konkursin e pranimit në shkollat e larta. Ndërkohë që tashmë pothuajse është vendosur që në kursin e pranimit në universitete do të hiqet testi i përgjithshëm, rektori i Universitetit të Tiranes u shpreh:
Shezai Rrokaj: “Koferenca e rektorëve u shpreh të mbështes idenë e 30 me 70, pra 30 nota mesatare dhe 70% testi special, pra do të ketë një test special, të paktën koferenca e rektorëve mendon kështu, nuk e dimë nëse Ministria e Arsimit do të shprehet në favor të kësaj ideje”.
Kjo mënyrë konkurimi nuk do të zbatohet në Akademinë e Arteve dhe në Akademinë e Sporteve pasi për to do të jetë vendimtar testi special. Përpara disa ditësh Ministri i Arsimit Luan Memushi propozojë që pikët e mesatares do të fillojnë që nga nota 6.
Eurosocialistët janë shprehur se pranimi në shkollat e larta duhet të realizohet për të gjithë, por reforma e koferencës së rektorëve bie ndesh me reformën socialiste.
Gjergj Koja: “Vendosja e notës mesatare të shkollës së mesme që gjithashtu është një hap përpara pavarsisht nga debatet që pati, sepse edhe maturantët u gjetën të papërgatitur për këtë çështje, por une do të thoja që nuk ngelet këtu kjo çështje,pra nuk mund të mbyllet dhe ezaurohet problemi i reformës në sistemin e arsimit të lartë vetëm me futjen e notës mesatare dhe me egzistencën përsëri të konkursit siç ka qënë më përpara. Qëllimi ynë dhe iniciativa jonë ka qënë dhe vazhdon të mbetet liberalizimi i universiteteve, sigurisht mbi disa kritere të tjera, pra nota mesatare bëri shumë mirë që u vendos, por duhet të vendosen dhe disa kritere të tjera si gjuhët e huaja të mbrojtura, pjesmarrjet nëpër olimpiada dhe të shkohet gradualisht vit pas viti në heqjen e konkurseve”./tvklan.al