Deputeti aleancist Preç Zogaj shfaq rrezikun që mund të sjellin protestat paqësore si pasojë e indiferencës së qeverisë socialiste ndaj varfërisë dhe dhunimit të proceseve zgjedhore, qëllime këto të lëvizjes “Nano ik!”. Kjo sipas tij do të thotë se vetë protestat mund të shkojnë në revolta apo kryengritje kur nuk gjejnë asnjë përgjigje edhe nëse opozita do të përpiqet të ruajë formatin e protestave paqësore.
Preç Zogaj: “Zakonisht revoltat dhe kryengritjet e motivuara janë bërë ose për shkak të shpërndarjes s’padrejtë të pasurisë, pra një grusht njerzish merr tërë pasuritë dhe shuimca varfrohen ose për prishjen e mekanizmit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të dyja i kemi në Shqipri, pra kemi një justifikim për revoltë dhe kryengritje. Ne po përpiqemi ta mbajmë në, ë, regjistrin paqsor. N’momentin kur, ë, shkohet pafundsisht larg, pa asnjë përgjigje vetvetiu, dmthënë protestat, ë, evoluojnë në revolta dhe në kryengritje dhe këtu pastaj ka pak vend për drejtim politik, dmthënë kjo është një përvojë e njohur nuk është se do ta krijojmë ne për herë të parë në Shqipri. Unë ktë po e them, dmthën si, si një analist unë nuk kam ndërmend t’i bëj thirrje njeriu për, për kryengritje dmthën duhet të kuptohemi drejt, domethën, por kjo vjen vetvetiu nuk ka nevojë të bësh thirrje dmthën. Këtë duhet ta kuptojmë.”
Gazetarja: Mendoni se qeveria nuk reagon?
Preç Zogaj: “Kjo vjen nëse partia socialiste dhe kjo qeveri vazhdojnë me, ee, stilin, me praktikën e ‘malit që z’bzan’.”
Zogaj preferon t’i cilësojë protestat si një çështje të shqiptarëve dhe jo të ndërkombëtarëve.
Preç Zogaj: “Po bëhen protesta paqsore. Kjo është puna jonë, nuk është puna e ndërkombtarve. Disa ndërkombtarë që shkojnë më larg se sa duhet e kanë zakon, kanë gjetur ktu shesh bëjnë përshesh, kanë gjetur një qeveri me komplekse, por edhe dinake sigurisht që përpiqet të shfrytëzojë të huajt, por populli shqiptar është ndërgjegjsur, është ndriçuar. Sa më shumë dalin disa ambasadorë dhe mbrojnë hajdutët aq më shumë revoltohet populli shqiptar. “
Në javën e ardhshme do të mblidhet tryeza e partive politike të djathta për të përcaktuar një program më të ngjeshur të protestave në mënyrë që të detyrojë kryeministrin Fatos Nano të japë dorëheqjen. /tvklan.al