Kombëtarja e Italisë, ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Belgjikës dhe Izraelit. Situata tek “axurët”, nuk duket më e mira e mundshme.

Sulmuesi Moise Kean është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy takimet e Tetorit. Lojtari ka pësuar një dëmtim, që mendohet të ketë ndodhur në ndeshjen e Fiorentinës ndaj Milanit.

Pas vlerësimit të situatës nga stafi mjekësor, u vendos që Kean të largohet, për të nisur rikuperimin te klubi i tij.

Në këtë situatë, trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka vendosur të ftojë në kombëtare, sulmuesin e Udineses, Lorenzo Lucca. /tvklan.al