Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë më 11 Tetor dhe ndaj Gjeorgjisë më 14 tetor.

Grumbullimi për këto dy takime tejet të rëndësishme, do të nisë këtë të hënë më 7 Tetor, me lojtarët që do të vihen nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik të kuqezinjve.

Shqipëria do të stërvitet në Tiranë, ndërsa të enjten do të nisën drejt Pragës, për sfidën e parë me Çekinë.

Pas takimit me çekët, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Gjeorgjisë një ditë para ndeshjes.

Këto dy takime, do të transmetohen ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al