Trajnerët e ekipeve kombëtareve të moshave, kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së tetë në Superiore.

Pas analizës së bërë të pesë ndeshjeve, në skemën 4-3-3, portieri i javës është zgjedhur ai i Vllaznisë, Kristi Qarri.  

Në vijën e mbrojtjes janë përzgjedhur Qëndrim Ismajli i Tiranës, Dynel Simeu i Teutës, Marcelino Preka i Partizanit dhe Arsid Kruja i Teutës. Reparti i mesfushës është i përbërë nga Lorran i Dinamos, Cristian Dros i Elbasanit dhe Esat Mala Vllaznisë.

Sakaq tre sulmuesit e javës janë Kevin Dodaj i Vllaznisë, Dardan Vuthaj i Egnatias dhe Baton Zabërgja i Dinamos.

Trajneri më i mirë për javën e tetë është zgjedhur Edi Martini, pasi Teuta e tij mposhti Tiranën me rezultatin 3-1.

FORMACIONI I JAVËS SË TETË:

/tvklan.al