Që nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe si pasojë e kësaj situate, rruga e Arbrit, bypass- Qafë Murrizë, është e bllokuar ndërsa po punohet për hapjen e saj.

Në mënyrë që të mos shkaktohet trafik, Policia Rrugore u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse./tvklan.al