Problemet fizike mbeten sërish prezente në radhët e kombëtares shqiptare. Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni për shkak të disa komplikacioneve muskulare u stërvitën të diferencuar në seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të dy lojtarët janë në monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares dhe pritet që të bashkohen me grupin këtë të mërkurë. Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë.

Stërvitja u zhvillua mes palestrës dhe fushës së lojës, ku trajneri Silvinjo eksperimentoi me ekipin disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Me grupin janë bashkuar edhe Nedim Bajrami, Arbër Hoxha e Qazim Laçi, por edhe i talentuari, Feta Fetai, që ftohet për herë të parë nga trajneri Sylvinho.

Kuqezinjtë po përgatiten për një performancë të mirë në dy takimet e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.

Klan News