Probleme në përgatitjet e Shqipërisë, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni, kanë shfaqur probleme muskulore dhe janë stërvitur të diferencuar këtë të martë.

Me grupin sot, u bashkuan edhe Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Qazim Laçi, të cilët kishin angazhime me klubet e tyre.

Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Shqipëria do të përballet me Çekinë më 11 Tetor dhe me Gjeorgjinë më 14 Tetor. Të dyja këto takime, do të luhen në transfertë dhe transmetohen ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al