Nuk ekziston një konflikt mes Këshilltarve të të Drejtave të Njeriut dhe Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës për shkrimin në gjuhën greke të tabelave sinjalizuese në superstradën Kakavijë-Gjirokastër. Sipas deputetit socialist të zonës, Vangjel Tavo, kryeministria i është drejtuar dy herë radhazi Ministrisë së Transporteve me një urdhër për shkrimin e tabelave sinjalizuese në gjuhët shqip, anglisht dhe greqisht në muajt qershor dhe dhjetor të vitit dy mijë e tre, por është neglizhenca e Minsitrisë dhe e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugve që ka çuar në revoltë fshatrat e minoritetit grek në jug të vendit.
Vangjel Tavo: “ Fakti që u krijua një problem do t’thoshja që është krijuar nga njerëz, të cilë të duan që të ekzsitojnë probleme, probleme të cilat nuk qëndrojnë realisht ose do ta krahasoja ktë problemin e ngritur pak me vones nga ana e përfaqsusve të Partisë së të Drejtave të Njeriut. E them me vones, pasi është zgjidhur si problem, do ta krahasoja njëlloj sikurse del kërpudha mbas shiut. Kështu që, ë, tabelat përfundimisht do të vendosen në tre gjuhë ashtu sikurse dhe e thashë dhe nuk përbën absolutisht asnjë problem.”
Sipas deputetiti të zonës, problemi i ngritur nuk ekziston, pasi urdhri i kryeministrisë është i qartë, por gjithçka ka ngelur në moszbatimin e tij nga institucionet përkatse. Tashmë tabelat janë shkruar vetëm në gjuhën shqipe dhe është shpenzuar dhe fondi i dhënë nga programi “FAR” për këtë qëllim. /tvklan.al