Pasiguria, nëse ushqimet që konsumojnë janë të kontrolluara, është e madhe. Ky fermer nga Lushnja përbetohet se produktet e tij nuk përmbajnë stimulues.

“Kjo domatja nuk ka as pesticide, as hormone, të vijnë t’ja bëjnë analizat”.

Por veç besës së tij, s’ka asgjë tjetër që të na bindë. Por fjala e tij nuk bind as ata që ka perreth.

Qytetari:

“Ju përdorni pesticide, na bëtë me kancer”.

Po a duhet të kenë frikë në të vërtetë konsumatorët shqiptarë të konsumojnë  prodhimet bujqësore që blejnë në treg?

Përgjigjen e kërkojme tek strukturat e ngritura për të kontrolluar sigurinë ushqimore.

Laboratori i Lushnjes i përuruar në Prill të vitit 2014 për të bërë analizat e pesticideve dhe hormoneve në fruta perime, funksionon vetëm sipas kërkesave individuale të fermerëve, që duan të kontrollojnë cilësinë e produkteve të tyre.

“Kjo është thjesht një analizë autokontrolli që është vetë fermeri apo grosisti që ta bëjë këtë analizë. Nuk e bëjmë ne përzgjedhjen, përzgjedhjen e bën fermeri ose grosisti”.

Pyetje:

Sa analiza bëni në ditë?

“Varet nga prurjet që vijnë në Laborator”.

Është gjithçka në dorë të fermerit. Sigurisht, kush përdor pesticide dhe hormone, nuk do të shkojë tek ky laborator të denoncohet.

Në fshatin Goriçaj të Divjakës, fermerët e thonë hapur se në serat e tyre nuk ushtrohet asnjë kontroll për cilësinë e produktit.

Por edhe kur fermerët e përgjegjshëm i drejtohen këtij laboratori, ata marrin përgjigje vetëm për praninë apo jo të pesticideve, por jo për sasinë së tyre.

“Në laboratorin tonë përcaktohet nëse ka gjurmë të pesticideve apo nuk ka, deri këtu e kemi kufirin. Nëse ka gjurmë të pesticideve neve nuk e dimë sesa është sasia në fruta perime dhe e orientojmë fermerin ose grosistin që të shkojë në ISUV që të përcaktohet sasia që mund të jetë brenda apo jashtë normave të BE

“, thotë kimistja Desdemona Korraqe.

Raporti i lëshuar nga ky laborator nuk i shërben askujt për të certifikuar prodhimet e tyre.

“Nuk ka vlerë që ky produkt me këtë çertifikatë që neve lëshojmë të dalë jashtë shtetit të eksportohet. Laboratori jonë nuk është i akredituar që të bëjë analizat e pesticideve në fruta perime”.

Niveli i pesticideve kontrollohet vetëm në laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili mund të lëshojë edhe certifikatë sigurie.

Se sa kontrolle janë kryer këtë vit, drejtuesit nuk pranojnë të japin sqarime.

Tv Klan