Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Brenda muajit Mars 2001, Shqipëria do të ketë ndryshime në tekstin e himnit kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar”, shkruar nga poeti Asdreni me muzikë të një kompozitori rumun. Kërkesa e kryeparlamentarit Gjinushi është pritur me rezerva nga Ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi, për afatin e shkurtër kohor të vënë në dispozicion të kësaj ministrie. Uruçi ka kërkuar që kryeministri Meta të nxjerrë një urdhër për të nisur punën për hartimin e një projektligji për himnin dhe simbolet kombëtare. Këto ndryshime kryen në përputhje me Kushtetutën e re./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame