Fituesja e medaljes së artë në Paris 2024 Huang Jaki-ong sapo kishte zbritur nga podiumi, kur sportisti tjetër kinez, Liu Juçen i cili fitoi medalje të argjentë në Tokio 2020 iu ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë.

Me herët Huang dhe shoku i saj i ekipit Zheng Siuei shkatërruan dyshen mikse të Koresë së Jugut, Kim Uon-ho dhe Jeong Na-eun dhe fituan në finalen e badmintonit.

Huang e cila fitoi me Zheng në ekipin miks medalje të argjendtë në olimpiadën e Tokios, u befasua, ndërsa spekatorët nisën të duartrokisnin, me sportisten që e pranoi unazën.

Një propozimi si i Liut dhe Huang nuk është hera e parë që ndodh në ekipin Olimpik kinez.

Në Rio, hedhësi nga trampolina He Zi sapo kishte marrë një medalje argjendi kur i dashuri i saj dhe fituesi i medaljes Çin Kai, i kërkoi asaj të martohej.

Edhe në sportin e varkave me vela pati një propozim të tillë ku francezet Sarah Stezhart dhe Sharlin Pikon, me të dalë në breg, u pritën nga partnerët respektivë të ulur në gjunjë, për t’u propozuar.

Klan News