Turistët nuk preferojnë vetëm plazhet dhe Alpet, por edhe liqenet në Shqipëri. Në Shkodër, pikërisht në Shirokë tursitët nga e gjithë bota shprehen të kënaqur me pamjen piktoreske të liqenit dhe mikpritjen e shkodranëve.

Kryeministri Edi Rama ka promovuar këtë pikë turistike të vendit duke shpërndarë në median e tij sociale edhe përshtypjet e turistëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në kryeqendrën e veriut për disa ditë.

Kreu i qeverisë thotë se Shiroka ka rilindur teksa premton të tjera projekte transformuese që janë apo do të jenë në kantier për Shkodrën Turistike 2030.

Klan News