Në kuadër të operacionit policor të koduar “Red light” është arrestuar një 52-vjeçare, e cila shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion në lokalin e saj në Tiranë. Gjithashtu është arrestuar një 20-vjeçare për ushtrim prostitucioni, si dhe janë proceduar penalisht 2 të tjera.

Konkretisht:

– u arrestua 52-vjeçarja me iniciale L. S., banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

– u arrestua 20-vjeçarja me iniciale M. B., banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

– u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

 Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 52-vjeçarja ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë./tvklan.al