Në një kantier në ndërtim është dëgjuar një shpërthim i ngjashëm me lëndët plasëse ose ato piroteknike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 të ditës së sotme në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë.

Si pasojë, nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al