Hezbollahu lëshoi orët e para të së dielës dhjetëra raketa në qytetin Beit Hillel në veri të Izraelit. Pamjet u postuan menjëherë në mediat sociale, por ende nuk ka raportime për viktima. Sistemi i mbrojtjes raketore të Iron Dome i Izraelit hyri në veprim dhe ushtria pretendoi se kishte asgjësuar shumicën e tyre.

Nga ana e tyre, forcat ajrore izraelite u përgjigjën duke goditur objektivat ushtarake të Hezbollahut në Libanin Jugor. Mediat libaneze raportojnë për një sulm ajror izraelit në një termocentral në një vend furnizimi me ujë në qytetin jugor libanez të Taybeh.

Sipas mediave ndërkombëtare, SHBA dhe Izraeli presin një sulm nga Irani të hënën si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së liderit politik të Hamasit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha se është gati t’i përgjigjet çdo sulmi dhe për çdo agresion do të ketë një çmim shumë të lartë. Teksa tensionet rriten, shumë shtete të botës u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të largohen menjëherë nga Libani.

Franca dhe Italia u kërkuan të dielën qytetarëve të tyre në Liban që të largohen nga vendi për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, thanë ministritë e tyre të jashtme. Parisi dhe Roma duket se ndoqën hapat e Uashingtonit dhe Londrës, të cilat të shtunën u kërkuan qytetarëve të vet të largohen nga Libani. Sakaq, SHBA nisën dislokimin më të madh të anijeve luftarake në Lindjen e Mesme.

Tv Klan