Në pazarin karakteristik të Gjirokastrës turistët të cilë janë nga vende të ndryshme, nuk eksplorojnë vetëm zonën historike, ata zgjedhin të ndalojnë edhe në dyqanet e shumta që janë në këtë zonë, kryesisht me suvenire.

“Unë jam nga Barcelona në Spanjë. Jam për herë të parë në Shqipëri. Nga ky vend veç suveniereve kam marrë edhe ëmbëlsira të ndryshme dhe gliko,” tha një turiste.

“Kemi ndaluar këtu për të marrë diçka që ta kemi kujtim nga vendi juaj,” u shpreh një tjetër.

Geraldina Canaj prej vitesh ka hapur këtë dyqan me suvenire në zonë e pazarit. Ajo na tregon se për çfarë ka më shumë interes vizitorët.

Geraldina Canaj, sipërmarrëse: Turistët më shumë tërhiqen nga këto prodhime vendase, prodhimet e qeramikës, punimet me qëndisje, pra punime tradicionale gjirokastrite, këto i tërheqin më shumë.  

Gjirokastra është një nga qytetet më të vizituara të vendit dhe zgjidhet kryesisht për historinë dhe kulturën.

Tv Klan