Protestë për tragjedinë në spitalin e Tetovës


Protestë për tragjedinë në spitalin e Tetovës

17:20 11/09/2021

Mbërrijnë në Shkup hetues nga Gjermania

Fillimisht, në Sheshin e Tetovës, u mbollën 14 pemë në shenjë nderimi për viktimat e tragjedisë së Tetovës. Nismës së Grupit të Tifozëve “Ballistët” iu bashkuan shumë qytetarë në marshin në nderim të viktimave që humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në Spitalin Modular më 8 Shtator.

Ata iu drejtuan rrugëve të Tetovës, për të arritur në vendin e tragjedisë ku vendosën kurora me lule dhe kërkuan zbardhjen e përgjegjësive për këtë rast tragjik.

Ka reaguar Kryeministri Zaev që thotë se javën e ardhshme do të vlerësojë dorëheqjet e ofruara nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Zëvëndësi i tij Ilir Hasani dhe dy drejtorët në spitalin e Tetovës.

“Organet hetuese dhe gjyqësore po kryejnë hetim të hollësishëm që duhet t’i vërtetojë në detaje arsyet për shpërthimin e zjarrit vdekjeprurës. Për kredibilitetin e hetimit do të kontribuojnë edhe ekspertët nga Kriminalistika Federale Gjermane. Vendimin tim për dorëheqjet e ofruara do ta bazoj ekskluzivisht në faktet që do t’i marr nga hetimet. Pres që kjo të ndodhë shpejt në periudhën që vjen. Përgjegjësi ka dhe do të ketë, e vërtetuar qartë në bazë të fakteve të pakundërshtueshme kriminalistike dhe jo në bazë të llogaritjeve politike.”

3 Prokurorëve të Tetovës dhe 2 të Shkupit gjatë së shtunës u janë bashkangjitur edhe ekspertët gjerman të Policisë Kriminalistike Federale.

Klan Macedonia






Të ngjashme