PS, amendament për buxhet shtesë për KPA-në - Tv Klan

PS, amendament për buxhet shtesë për KPA-në


PS, amendament për buxhet shtesë për KPA-në

11:58 25/11/2021

Partia Socialiste ka dorëzuar një amendament për buxhet shtesë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se kërkesa ka ardhur nga vetë KPA, por edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) për të rritur kapacitetet e burimeve njerëzore dhe për të përshpejtuar punën e KPA.

“Në fakt edhe nga ana e opozitës që ka pasur disa diskutime që e kanë mbështetur nevojën për të rritur mbështetje buxhetore të këtyre institucioneve dhe për të shkuar tek amendamenti që kam depozituar, ka të bëjë me një kërkesë që ka ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Në fakt që të jem korrekt ka qenë një kërkesë që ka ardhur edhe nga ONM. Të dyja së bashku kanë kërkuar në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe përshpejtimit nga ana e KPA”, tha Balla.

Kujtojmë që procesi i Vettingut zhvillohet në dy nivele. Niveli i parë është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërsa niveli i dytë është Kolegji i Posaçëm i Apelimit.  

Amendamenti i propozuar nga PS:

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Rregullores së Kuvendit, paraqes për shqyrtim në seancë plenare një amendament për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022” me përmbajtje si më poshtë vijon.

Në tabelën 1 të projektligjit sipas referencës në nenin 11 të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022” të bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

“Në grupin 63, “Institucionet e sistemit të drejtësisë, “Veprimtaria e apelimit të rivlerësimit kalimtar” shtohen shpenzimet korrente me 60 milionë lekë./tvklan.al








Të ngjashme