Ledi Shamku: “7 marsi, është dita që bashkon Shqipërinë me dritën. Mësuesit ata që prej shekujsh e mbajnë ndezur këtë dritë, meritojnë sot ta dëgjojnë sa mirënjohje mban në zemër ky komb për ta. Respekti ynë u shkon sërish atyre mësuesve të mëshuar që nuk janë më në detyrë e që rininë e vet ja blatuan pa kursim përparimit breznorë të shqiptarëve. Mirënjohja jonë drejtohet në këtë ditë feste ndaj gjithë mësuesve të Shqipërisë që i janë bindur pasionit për të qenë mësues edhe pse politika e mbrapsht arsimore këtyre 18 vjetëve, ç’nuk bëri që ky pasion të shuhej”./tvklan.al