PS nis përgatitjet për zgjedhjet lokale

PS nis përgatitjet për zgjedhjet lokale

19:34 24/09/2022

Veliaj: PD, kap ça të kapësh. PL, ekstrem i djathtë

Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Në një takim me drejtuesit e kryeqytetit, kryebashkiaku Veliaj tha se Socialistet janë krenarë me punën e bërë duke mos i kursyer akuzat për opozitëN.

 “Ecejaket e vendit tonë kanë qenë pak si Kalaja e Rozafës: PS ndërton, vijnë ata [opozita] natën shkatërrojnë; lind dita prapë, PS-ja ndërton, vijnë këta të tjerët [opozita] e çojnë prapa.

Veliaj komentoi edhe zhvillimet në kampin e opozitës lidhur me akuzat për financime ruse për Partinë Demokratike.

 “[PD] është gati të flejë me mullixhiun, kundër interesit të Shqipërisë. Ka parti që janë gati të hanë jo vetëm një lugë çorbe të prishur, por të gëlltisin gjithë kazanin.

Ndërsa sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi vuri theksin tek mandati i tretë qeverisës i socialistëve.

 “Sot jemi në një fazë që kjo parti jo vetëm se ka arritur nga fitorja në fitore, jo vetëm se ka realizuar qëllimet elektorale të çdo partie, por PS ka ardhur në atë fazë që në mandatin e saj të tretë do duhet që gjithmonë e më shumë të dëshmojë se është më e mira në Shqipëri.

Socialistët i mëshuan mbështetjes së qeverisë për shtresat në nevojë pas rritjes së çmimeve dhe krizës energjetike.

Tv Klan





Të ngjashme