Vitet e fundit kinematografia shqiptare ka pasur goxha prurje me filma e seriale të ndryshëm. Emra të rinj dhe rikthime në kinema të emrave të mëdhenj. Por, Rita Latin nuk e kemi parë në asnjë prej këtyre realizimeve.

Nuk ka pranuar apo s’e kanë ftuar? Kësaj pyetjeje Rita i është përgjigjur mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”, ku tregoi:

“Po xhiroj një serial, janë xhiruar dy episode dhe është ndërprerë, por do vijojë. Unë jam e lidhur me koncertet. Aty e kam shpirtin”./tvklan.al