Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50 në fshatin Shakllnur të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së qytetarit me iniciale E. T., me qëllim kanosjen.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit./tvklan.al