Katër persona kanë rënë në pranga pasi hynë në ambientet e jashtme të banesës së kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Policia ka njoftuar se veprimet e tyre kanë qenë të menjëhershme dhe kanë arrestuar të 4 personat brenda 1 minute nga hyrja e tyre në oborrin e Kirby Sigston Manor pranë Northallerton.

Personat e arrestuar, konkretisht: 52-vjeçari nga Londra, 43-vjeçari nga Bolton, 21-vjeçari nga Mançesteri dhe 20-vjeçari nga Chichester, ndodhen në paraburgim.

Ata do të merren në pyetje lidhur me motivet e veprimit të tyre, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./tvklan.al