Njëzet e dy qen, tashmë të diplomuar, do të nuhasin më shumë në vendet prej nga kalon droga e vendosen eksploziv. Për më shumë se katër javë qentë e policisë janë trajnuar në luftë kundër trafikut e akteve terroriste. Qentë antidrogë e antieksploziv kanë mbaruar kursin e zbulimit të aromave duke u trajnuar nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnim në Hetimet Kriminale, ICITAP, dhe Policia Shqiptare. Sipas drejtuesit të Insitutit të Mbarështimit dhe Stërvitjes, ky kontigjen do t’ju shërbejë porteve detare, në aeroport dhe pika kufitare. Tani janë tetëmbëdhjetë muajsh, nga dyzet këlyshë janë përzgjedhur njëzet e dy dhe të gjithë janë dipllomuar. E gjithë rraca e qenve shqiptarë është pastorë. Faza e parë e trajnimit ka qënë bindja dhe më pas janë ndarë në specialitete. Bashkë me qentë janë diplomuar edhe shoqëruesit e tyre. Kursi më i fundit ishte ai i gushtit të shkuar. Gjithçka bëhet në kuadër të ndihmës që qeveria amerikane jep për policinë në luftë kundër trafikut e terrorizmit. /tvklan.al